Free software, free society: Richard Stallman at TEDxGeneva 2014



Translator: Besnik Bleta
Reviewer: Helena Bedalli Software-i i lirë është beteja e parë për çlirimin e kiberhapësirës. Kush e kontrollon kompjuterin tuaj? Ju, apo shoqëritë e mëdha, që
e kontrollojnë atë në të vërtetë? Ç’është një kompjuter? Një kompjuter është
një makinë universale. Kryen për ju çfarëdo
përllogaritje që doni sepse i jepni një program që i tregon se ç’përllogaritje doni. Kompjuteri di vetëm si të gjejë
një udhëzim dhe ta përmbushë, të marrë një tjetër
udhëzim dhe ta kryejë. Programi ka udhëzimet,
i tregon ç’duhet bërë. Duke shkruar programin përkatës,
mund ta bëni të kryejë ç’të doni. Thuajse gjithçka. Kush ia jep udhëzimet
kompjuterit tuaj? Mund të mendoni se iu
bindet udhëzimeve tuaja kur në fakt i bindet
dikujt tjetër së pari, ndërsa juve ju bindet aq
sa e lejon ajo shoqëri. Me software-in,
ka dy mundësi: Ose përdoruesit kontrollojnë programin,
ose programi kontrollon përdoruesit. O njëra, o tjetra. Që përdoruesit
të kontrollojnë programin, u duhen katër liritë themelore. Ky është përkufizimi
i software-it të lirë. Software-i i lirë respekton lirinë
dhe bashkësinë e përdoruesve. Shpesh e quajmë "Libre", duke
përdorur fjalën frënge, ose spanjolle. Shqiptojeni si të doni, ideja është
se kjo është ajo që nënkuptojmë. S’po themi se është falas,
nuk po flasim për çmimin. Shqetësohemi për lirinë tuaj, dhe, me raste, themi
"I lirë/Libre", që ta tregojmë këtë. Liria zero është liria
për ta xhiruar programin si të doni, për çfarëdo qëllimi. Liria një është liria për të studiuar
kodin burim të programit dhe për ta ndryshuar, që të bëjë
përllogaritjet që dëshironi të bëjë. Po kodi burim ç’është? Zakonisht çdo program
gjendet në dy forma. Njëra, forma që mund
ta lexoni dhe ta kuptoni, nëse e dini gjuhën e programimit. Ky është burimi. Këtë shkruajnë dhe
ndryshojnë programuesit. Mandej, është i ekzekutueshmi,
një tok numrash që as programuesi s’i ftillon dot. Nëse keni vetëm të ekzekutueshmin, është mundim i tmerrshëm
të kuptoni se ç’bën, dhe akoma më e vështirë ta ndryshoni. Pra, për t’ju dhënë vërtet mundësinë
që ta studioni dhe ndryshoni, duhet t’ju japin kodin burim. Kjo është domosdoshmëri. Me këto dy liri, çdo përdorues mund të bëjë një kopje të tijën dhe të fillojë ta ndryshojë,
për ta bërë të kryejë atë që do. Ky është kontroll individual. Po nëse s’jeni programues? E shihni kodin burim,
dhe s’e kuptoni. Kontrolli individual s’mjafton. Na duhet edhe kontroll kolektiv, që do të thotë, përdoruesit e çfarëdo
grupi janë të lirë të punojnë tok për ta përshtatur programin si duan. Kuptohet, te grupi
disa janë programues. Janë këta që faktikisht
shkruajnë ndryshimet, por këtë e bëjnë si pjesë e grupit për atë që do grupi. Sigurisht, s’ka pse
të jenë të gjithë në grup. Të tjerët mund ta përdorin
në ndonjë mënyrë tjetër. Të tërë janë të lirë ta bëjnë. Kontrolli kolektiv lyp
dy liri të tjera thelbësore. Liria dy është liria për
të shpërndarë kopje ekzakte, për të bërë kopje dhe për t’i falur ato apo shitur, nëse dëshironi. Liria tre është e ngjashme, por vlen për versionet
tuaja të modifikuara. Jeni të lirë të bëni kopje, mandej
t’i falni apo shisni, kur doni. Nëse i gëzoni këto liri,
atëherë është software i lirë, përdoruesit kontrollojnë programin. Por nëse mungon qoftë edhe
një prej këtyre lirive, atëherë programin
s’e kontrollojnë përdoruesit. Programi kontrollon përdoruesit
dhe zhvilluesi kontrollon programin. Pra, kjo do të thotë që ky program
është një instrument pushteti të padrejtë i zhvilluesve mbi përdoruesit. Kjo do të thotë që përdoruesi s’ka liri, ky është software jo i lirë, pronësor,
nga i cili duhet të çlirohemi. Ç’ndodh kur merrni software pronësor? Ka raste kur programi përgjon përdoruesin. Ka raste kur e gjurmon përdoruesin. Ka raste kur e kufizon përdoruesin, dhe i pengon përdoruesit
të bëjnë atë që duan. Mund ta shihni që rrezja
blu është armiku juaj. [Të qeshura] Ka raste që software-i
fshin libra që nga larg siç bëri Amazon me "1984"-n. Ka raste kur zhvilluesit
i ndjellin përdoruesit të instalojnë një përditësim të dëmshëm, duke kërcënuar se do t’ju heqin
veçori të tjera nëse s’e instalojnë, siç bëri Sony. Ka raste kur mund të ndryshojnë
software pa pyetur, së largëti siç mundet Microsoft-i me Windows-in,
përmes deriçkash të pasme universale. Ka raste kur madje edhe
i sabotojnë përdoruesit, siç bën Microsoft-i kur i tregon
NSA-së për të meta në Windows, që kjo të mund t’i përdorë për sulme
kundër kompjuterave të njerëzve. Pra, në thelb, me
software-in pronësor, pronari ka pushtet mbi përdoruesit, dhe përfiton prej këtij pushteti, duke futur në të funksione
të tilla dëmprurëse për t’u bërë dëm përdoruesve. Kuptohet, këtë e bëjnë
jo se janë sadistë; e bëjnë thjesht për para, nga lakmia. Zotërojnë rrugë të ndryshme
për të përfituar nga ky pushtet mbi përdoruesit, çka s’e bën as edhe një fije më pak të lig. Dhe nuk kanë turp prej kësaj. Mbajnë konferenca ku flasin
mbi mënyrat më të reja të mundshme për të përfituar nga
përdoruesit përmes pushtetit që kanë. Në thelb, me software-in pronësor, çka vlen tani për thuajse krejt
përdoruesit e software-it pronësor, ju përdorni malware pronësor. Që do të thotë "software për leshko". Si t’i jepni fund qenies viktimë? Dikur, duhej të reshtnit së përdoruri
kompjuter, por sot, jo më. Tani mund të bashkoheni me ne, në
një botë të lirë që po ndërtojmë. Më 1983-shin, njoftova se do të hartoja një sistem operativ plotësisht
software të lirë, të quajtur GNU. Më 1992-shin, thuajse e mbaruam, por na mungonte një pjesë, kerneli. Linus Torvalds, atë vit e kaloi
të lirë kernelin e tij, Linux-in, i cili plotësoi zbrazëtinë
e fundit, dhe na dha sistemin e parë të plotë që mund
ta xhironit në një PC: GNU/Linux. Mjerisht, pasja e lirisë në një çast,
nuk garanton ruajtjen e saj. Ka mbi një mijë variante
të ndryshme GNU/Linux, të quajtura shpërndarje. Pak prej tyre janë tërësisht
software i lirë; shumica e tyre kanë të shtuar
software jo të lirë, se mirëmbahen nga njerëz që
nuk u bëhet vonë për lirinë. Në vend të saj, do të shtonin
leverdi, por në kurriz të lirisë. Pra, duhet të kontrolloni se
cila është shpërndarje e lirë. Që të ruani lirinë tuaj, ndonjëherë
lypset ndonjë sakrificë, ndonjëherë një sakrificë e madhe,
si në Leksington. Por gjatë fushatës sonë, prirja
është për sakrifica të vogla. Cilido me pakëz pjekuri
mund t’i arrijë këto sakrifica. Për shembull, doni aplikacione,
por disa prej tyre s’janë të lira. Nëse doni liri,
duhet të mësoheni pa to. Mund të ketë ndonjë parehati, lypset të vuani për
hir të lirisë suaj. Më tej, mjaft sajte dërgojnë
për shfletuesin e përdoruesit programe jo të lira,
të shkruara në JavaScript. Nëse nuk dëshironi të xhironi
programe jo të lira, do të duhej të instalonit LibreJS-në që bllokon, mban larg,
JavaScript jo të lirë. Ka raste kur shërbyesit ju ofrojnë
të bëjnë punën e kompjuterit tuaj. Thonë, "Na dërgoni krejt të dhënat tuaja." Qartazi për leshko. Mandej shërbyesi bën përllogaritjet,
dhe ju kthen përfundimet. Ajo që s’pritet prej jush është
të mendoni se ç’po ndodh, ngaqë është një "re",
dhe nuk shihni se ç’ndodh. Por ja që do të duhej të shihnit. Është shërbim në vend të software-it, dhe ju heq nga duart kontrollin
mbi punën në kompjuter. Një pjesë e madhe e shërbyesve të botës xhirojnë GNU/Linux
dhe tjetër software të lirë. Por mendoj se kompjuterat më
me rëndësi ku duhet rrënjosur liria janë kompjuterat tuaj,
jo shërbyesit web të shoqërive. Edhe ata e meritojnë të jenë të lirë. Por mbi të gjitha, janë njerëzit
ata që e meritojnë lirinë. Pra na duhet të ecim përpara, dhe për ta bërë këtë,
na duhet të kapërcejmë pengesa. Një prej tyre është fakti
që ka kompani të mëdha që nxjerrin goxha para prej
kontrollit që kanë mbi përdoruesit. S’duan të na lënë të ecim përpara. Na duhet të fitojmë mbi
kundërveprimin e tyre. Një tjetër janë mediat zyrtare,
që nuk ndihen për software-in e lirë. Kanë një term që e përdorin për
të varrosur këto probleme etike. Flasin për "burim të hapur" më mirë. Tani, bëhet fjalë për të njëjtat
programe, pak a shumë, por me ide të ndryshme. Kur veprimtarët e software-it të lirë thonë, "Çështja është te e mira dhe e keqja. Përdoruesit meritojnë liri.
Kërkojmë liri." Ata që thonë "burim të hapur",
s’duan të flasin për gjëra të tilla. Në vend të kësaj thonë, "Lërini përdoruesit të ndryshojnë
software-in dhe ta rishpërndajnë atë, dhe do ta përmirësojnë kodin. Ca të meta do t’i ndreqin." Mund të jetë e vërtetë, por
është çështje e dorës së dytë. Nëse duam ta ruajmë lirinë tonë,
duhet të flasim për lirinë. Ndaj, thoni "software i lirë"
dhe kështu na ndihmoni. Një pengesë tjetër është fakti që mjaft
shkolla japin mësim software jo të lirë, që, në thelb, është si t’u mësosh
fëmijëve të tymosin duhan. Është mbjellje varësie, çka është e kundërta e asaj
që shkollat duhet të bëjnë. Shkolla duhet t’i përgatisë
shtetasit të jetojnë në një shoqëri të lirë, të fortë, të aftë,
të pavarur dhe bashkëpunuese, që do të thotë, në shkolla
të jepet mësim software i lirë. Por ka edhe një arsye tjetër
për ta bërë këtë në arsim. Disa fëmijë duan të bëhen programues,
janë kureshtarë. Duan të dinë se si punojnë programet. Ai që studion software
të lirë, mund ta kuptojë, ai që studion një program jo
të lirë s’mund të mësojë dot gjë, sepse dija në programin jo të lirë mbahet fshehur, u mohohet nxënësve. Ndaj për të mbrojtur shpirtin e arsimit, shkolla do të duhej të siguronte
që programet e veta janë të lira. Por ka një arsye edhe më të rëndësishme: Shkollat duhet të edukojnë
me frymën e mirësisë, me zakonin e të ndihmuarit
të njerëzve të tjerë. Klasa duhet të thotë, "Nëse sillni një program në klasë, ashtu si kur në klasë sillni biskota, duhet t’i ndani me këdo tjetër. S’mund ta mbani vetëm për vete. Duhet të ndani me të tjerët kodin burim,
që të tjerët të mund të mësojnë. Ndaj mos sillni software
pronësor te kjo klasë." Shkolla duhet të japë shembullin e mirë
duke ndjekur rregullin e vet: Në klasë duhet të sillni
vetëm software të lirë, hiq rastet për ushtrime
retroinxhinierimi. Një tjetër pengesë është se ka hardware për të cilët nuk dimë se si
t’u shkruajmë software të lirë, sepse nuk na tregohet si
të përdoret hardware-i. Kjo është tronditëse.
Duan t’ju shesin produktin, pa ju treguar se si ta përdorni. Ju thonë, "Ja një program
jo i lirë që mund ta përdorni. Xhirojeni, dhe qepeni.
Mos na bezdisni." Si zbulohet përmes retroinxhinierimit
se si të xhirohet ai hardware? Duhet të studioni gjithë ato 0 dhe 1-sha
që të kuptoni se ç’bëjnë në të vërtetë, dhe të mbani shënime se
si të përdoret ai hardware, që kështu dikush të shkruajë
programin e lirë që e bën këtë. Punë e rëndë, por që mund të bëhet — nëse doni të jepni një
ndihmesë të madhe teknike, kjo është ajo që duhet të bëni. Çdo zonë, veprimtari e re e jetës, mund të sjellë me vete të drejta
të reja të njeriut që janë të nevojshme. Të drejtat e njeriut varen nga njëra-tjetra. Nëse humbni njërën, bëhet më e zorshme të ruhen të tjerat. Pra, sot, përdorimi i kompjuterit
është kaq i rëndësishëm në shoqëri sa që liritë e software-it të lirë
të jenë pjesë e të drejtave të njeriut, të cilat shoqëria i sendërton dhe mbron. Atëherë, si të ndihmoni? Mund të shkruani software të lirë. Mund të organizoni grupe për fushata që të binden shkollat dhe qeveritë
të kalojnë në software-in e lirë. Mund të ndihmoni të tjerët në probleme
me përdorimin e software-it të lirë, ose t’i ndihmoni në instalimin e tij. Mund të thoni "software i lirë"
dhe të përhapni idetë filozofike. Kalimi në software të lirë është hapi
i parë për çlirimin e kiberhapësirës, por dihet që përdorim edhe Internetin. Atje na duhen të tjera liri, të tilla si asnjanësia në rrjet,
dhe dhënia fund survejimit të njerëzve në përgjithësi. (Duartrokitje)

30 thoughts on “Free software, free society: Richard Stallman at TEDxGeneva 2014

  • “Free software’ is a matter of liberty, not price. To understand the concept, you should think of ‘free’ as in ‘free speech,’ not as in ‘free beer’.”
    — Richard Stallman

  • If everything is open source, where will innovation come from? In order to maintain and develop software there needs to be incentive for the developers to develop.

    I agree with the man that companies do spy way too much. However, all open source will come at price.

  • Free as in the freedom of ideas and knowledge? I don't see any problem with that.

    But free as in money, as in working for a living? Sorry, I don't believe in socialism.

  • It's funny that companies like Google use free software for themselves to protect their own safety and freedom. But they sell us their malware and claim that there is no other way

  • I like this guy, it makes me feel good to hear him and listening to his talks and speeches . He is so humble and so competent, The GNU/Gcc C compiler is one of his greatest achievements + the EMACS editor which is a great piece of software.

  • school won't teach you that… like what Robert Kiyosaki said for the personal financial independence, you've done a great job for the IT aspect. schools won't teach you how to become rich, and they won't teach you free software

  • Although GNU/Linux is far different than Windows and Mac, the only thing I can commend Windows for is it being easy to use. I don't know how easy Mac is compared to Windows, because I'm not too familiar with Mac. Although I've been using GNU/Linux for the last few years to avoid the spyware and restrictions of Windows, I don't know a thing about programming, and even when I did try to learn programming, I found it difficult. What I don't understand is why GNU/Linux programs don't come with both an executable and the source code, because then causal users can just run the program, and if they do decide to learn programming and can understand it, they can run the program through terminal or change and redistribute the source code.

  • "If you get the executable, it's a bunch of 1s and 0s even the programmer can't figure out!"
    Not if you can read assembly! 😉

  • In another talk richard said that he didnt support open source yet here he is saying that sharing your code is essential to free software? sCan somebody explain this to me?

  • Think about it. If you choose to value money more than you choose to value freedom or any other sacred principle or ideal or anything even the least bit good, you will only end up selling your own freedom, and your moral principles and your own sacred ideals , and even the least bit of your own good for money. Is this a wise thing to do ? Freedom is clearly the objective, and they are saying that freedom is not a matter of price but a matter of principle, but isn't the principle of freedom invaluable, to be cherished and to be treasured much more than money. Free as in free meal, and freebie always has more takers, than free as in free spirit. People are sharp to observe the lawlessness and disorder in their society, or their nation or the place they happen to inhabit. Are they themselves model citizens of a model society and are they setting the standards and blazing the trail for future generations ? Is their own society free from and rid of its own evils. Are the individuals in any group ever truly free from their own limitations and rid of their own vice, their own shortcomings and their own weakness. So there is never true freedom in doing the wrong and immoral thing.

  • Come on….. Why would school teach freedom and openness….. they are the Government Hatcheries designed for molding the "generation-coming" into obedience through brain washing …….. Question Not

  • You know how you sound like a conspiracy theorist? Make outrageous claims with no evidence and act like it's common knowledge when it's not

  • I am learning C++ now. I so wanna contribute something to free software. This was huge motivation!!!!!!!!

  • I agree with Stallman in that we must live free. Too many greedy corporations want to control what we do by sending our usage patterns back to them to analyze so that they can sell us more products and control us. Free software is freedom from tyranny.

  • When software is knowledge then the free/libre model is perfect, but when software is labour then the proprietary model gives more successful results. Rather than eliminate completely, we'd better just regulate proprietary software more tightly, like say antitrust or patent laws do. In particular, I find the "temporarily proprietary then free" software concept very promising. Not necessary to limit proprietary by time, for instance it can also be limited by a number of copies sold. The number which a creator chooses by themselves before the sales start and which a creator is obligated to inform potential customers about.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *